top of page

"ZEUSI" ose ne shqip "ZOJZI"


Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLOMPIT.
Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.
Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..
Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj…
Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm.
Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.
Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.
Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.
Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES.
Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër - EVROPA.

" SHKABA "-Principata e Shkabes - Libri: Legjenda e Shqiponjave.



Principata me e rendesishme dhe me e madhe e gjithe mbreterise, ishte Shkaba. Kete emer ajo e kishte marre nga tempulli i shenjte i shkabave mbrenda te cilit qendronte statuja madheshtore e perendeshes Elira. Ne dyert e tempullit qendronin "roje" prej shekujsh skulpturat e dy shqiponjave gjigande, nen krahet e te cilave, ne frone te praruar, qendronin dy mbreterit qe ishin paraardhesit e ketij populli dhe themeluesit e gjithe mbreterise se shqiponjave. Ne kete tempull madheshtor,cdo vit me ardhjen e pranveres, behej nje ritual interesant dhe shume i bukur per tu pare. Populli i shqiponjave, nga te gjitha viset, grumbullohej ne kete tempull dhe i faleshin perendeshes Elira mbretereshes se shqiponjave. Ky ritual nuk mungonte asnje vit, sepse ai buronte permes shekujsh, nga nje legjende e lashte sa vete Shkaba. Legjenda tregon se ato shqiponja gjigande ishin rojet e kesaj toke e kolonat qe mbanin peshen e gjithe tempullit. Kenget e hershme te aedeve percillnin brez pas brezi misterin e ketyre skulpturave gjigande ku ishte fshehur dhe gjithe forca e kesaj toke. Populli tregonte se shpirti dhe zemra e ketyre shqiponjave gjigante kishin jete, se ato rrihnin per keto toka shqiponjash. Orakujt qe shkonin e vinin ne kete principate kishin parathene se do te vinte nje dite nje dite qe shqiponjat gjigante do te zgjoheshin nga gjumi i tyre shekullor dhe do te mbrojne kete popull dhe keto toka nga armiqte e tyre. Pas lutjeve, populli niste ritualin e flijimit te qingjave. Ky ritual ishte shume i vjeter dhe sherbente qe te bashkonte dhe te forconte lidhjen e pavdekshme te ketij populli me gjithe shqiponjat e ketyre maleve. Ne qender te tempullit, para dyerve te tij, ishte nje bori e madhe, te cilen populli i ketyre tokave e quante "Gjama e Shkabave". Para se te fillonte flijimi i qingjave, njeri nga ushteret i binte asaj aq sa tundej toka dhe qielli, duke u degjuar nente male larg. Sa binte boria, te gjitha shqiponjat e maleve te mbreterise i afroheshin tempullit te Elires. Qielli i pafund mbushej plot me shqiponja. Ato rrihnin flatrat sikur ti thonin njerezve te mos vonin e te beheshin gati qe te hidhnin qingjat ne ajer. Ky qe dhe momenti me kulmor i ritualit, kur shqiponjat fluturonin rreth tempullit duke dhene kthima te forta, me kthetrat e tyre i kapnin qingjat ne fluturim. Shqiponjat ushqeheshin nga i gjithe populli me qingja ashtu sic e kishin bere kete ritual edhe paraardhesit e tyre nder shekuj me rralle. Ky ritual ishte spektakolar per tu shikuar dhe tregonte lidhjen e forte te ketij populli me shqiponjat e ketyre maleve te bekuara.

EDIPO, NJË HERO PELLAZG, I PËRVETËSUAR NGA GREKËT”

“EDIPO, NJË HERO PELLAZG, I PËRVETËSUAR NGA GREKËT” Emri i këtij heroi të ashtëquajtur grek (EDIPO), vërteton origjinën e tij 100% Pellazgo-Shqiptare.. Mundësuar nga Elidon Ahmeti. EDIPO në gjuhën shqipe do të thotë (UN-E-DI ose AI-QË-E-DIN), kurse në gjuh

 

Emri i këtij heroi të ashtëquajtur grek (EDIPO), vërteton origjinën e tij 100% Pellazgo-Shqiptare.. Mundësuar nga Elidon Ahmeti.

EDIPO në gjuhën shqipe do të thotë (UN-E-DI ose AI-QË-E-DIN), kurse në gjuhën greke emri EDIPO do të thotë (Këmbë fryeri).. Le të njihemi me legjenden e heroit (EDIPO), që të kuptojmë saktësinë e emrit të tij.. Greke apo Pellazgo-Shqipe???

 

Po kush ishte EDIPO?

Legjenda tregon, se ai ishte heroi dhe shpëtimtari i Tebes..

Një krijes e frikshme qëndronte në hyrje të Tebes.. Kjo krijesë quhej Sfingja..
Ajo ishte e bija e titanit Tifon dhe e Ekindes.. Koka e sajë ishte e një gruaje, kishte trupin e një luani, bishtin e një gjarpëri dhe krahët të një zogu grabiqarë. Sfingje ishte dërguar nga Hera e zemëruar, për të ndëshkuar Tebanët dhe vetë mbretin Laius.. Krijesa e frikshme nuk lejonte asnjë kalimtar të hynte, apo të dilte nga qyteti i Tebes.. Ajo i kërkonte kalimtarëve të zgjidhnin një enigmë dhe priste përgjigjen e tyre.. Nëqoftëse përgjigjja e kalimtarëve nuk ishte e saktë, masakroheshin menjëherë nga kjo bishë e mallkuar dhe e etur për gjak..

Qyteti dhe i gjith populli i Tebes ishte zënë rob nga kjo bishë e quajtur (Sfingje).. Tebanët takoheshin çdo mëngjes në sheshin e qytetit, diskutonin bashkë në përpjekje për të zgjidhur enigmën e Sfingjit.. Vullnetarë trima që nuk i frikesoheshin vdekjes, shkonin përballe bishës, duke ju përgjigjur enigmes misterioze, por ata burra nuk ktheheshin më kurrë në shtëpitë e tyre..
Enigma ishte shumë e vështirë për tu zgjidhur dhe Tebanët masakroheshin çdo ditë. Por kjo masakër e pa fund, do ndalonte një ditë.. Para qytetit të Tebes do të shfaqet një hero, që do ta shpëtojë Teben fatkeqe. KY HERO QUHET (EDIPO).. Ky burrë me emrin (E-DI-PO ose PO-E-DIN), do i përgjigjet me saktësi enigmes së Sfingjit. Dhe kështu ndodh.. Ai del para bishës pa ju trembur syri fare dhe pret pyetjen misteriose të Sfingjit.

Gjëegjëza enigmatike dhe shumë misterioze ishte kjo..

Cila është ajo kafshë, që në mëngjez ecën me katër këmbë, gjatë ditës në vazhdim ecën me dy këmbë dhe në mbrëmbje, ecën me tri këmbë ? EDIPO i përgjigjet menjëherë, duke i thënë bishës se ishte (NJERIU) përgjigjja e saktë.. Me katër këmbë, këmbadoras, ecën fëmija i vogël, pastaj fëmija bëhet burrë, duke ecur me dy këmbë dhe kur plaket, ecën me tri këmbë, duke përdorur shkopin e tij.. Heroi EDIPO liroj qytetin e Tebes nga kjo bishë, duke e hedhur atë në humnerë.. Kjo legjendë thuhet është shumë e lashtë (para greke).. Në mitologji thuhet se Zeusi (Zojzi), Zoti Pellazg jetonte akoma në Tomorr, kur EDIPO shpëtoj Teben..

NË ZEMËR TË HELLESPONTIT JETONIN BRIGJËT (PRYGIANS)

 

Fiset (kombet) Pellazgo-ILire që u shpërngulën nga Europa Mesdhetare dhe populluan Azinë e Vogël ( ku shtrihet sot Turqia). Përmbi malet Taurus, jetonin Pellazgo-ILirët që quheshin, Brigjet (Phrygians).

Kjo ngjarje emigrimi ( shpërnguljeje ) e Brigjëve bashkë me Misianët në një vëndbanim të ri ndodhi përpara luftës së Trojës. Sipas Xanthus, historian Lidian, fis Pellazg thonte se, Dardanët në Azi të Vogël dhe Brigjët janë një gjak Pellazgo-Ilir dhe janë lidhur edhe me krushqi mes tyre. Pra Dardanët e Trojes jetonin bashkë me Brigjet (Phrygians) të kufizuar në Hellespont (Dardanele), ashtu siç jetonin në gadishullin ILIRIK (Dardanët me Thrako- ILirët)

Brigjët ,ky popull Ilir është quajtur që nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, Xanthus, Straboni, Pindar,Ptolemi, Stephan Byzantinus e të tjerë autorë të lashtë si dhe anglishtfolësit e këtyre tre shekujve të fundit me emrat Briges, Brygoi, Brygi, Bryges, Phrygian, Fryges dhe Frigjët.Kurse në artikuj studimorë të shkruar në Shqip shkruhen Brigjët.
Në periudhën pas vitit 1080 BC (Brigjët) Briges mbajtën pjesën më të madhe të Maqedonisë të pjesës perëndimore të lumit Vardar, Pelagoninë dhe Shqipërinë Qëndrore. Në legjendën themeluese të Epidamnus, në të cilën pushtuesit pri-Korinthas janë numëruar (Appian,BC 11,39), Brigjet mbajtën zonën pas Heracles dhe përpara Taulantëve, një fis Ilir. Edhe pas shpërnguljes nga Traka në Azi të Vogël gjendeshin disa Brigjë (Briges) në brëndësi të Epidamnus (Durrësi) dhe në veri të Pelagonia ku një nga qytetet e tyre quhej Brygae. Këto Brigjë (Briges) të Europës ishin sigurisht me lidhje me Brigjët (Phryges) të Azisë së Vogël sepse njëllojshmëria e poçerisë përgjatë shek. 12 BC në Maqedoni dhe në Trojën janë shumë të shënuara.

Këta popuj (kombet) Ilirë janë të përzier me njëri-tjetrin, disa prej tyre janë vendosur në pjesën jugore të distriktit malor dhe të tjerët përmbi Gjirin Jonian. Për sa më sipër, prej Epidamnus dhe Apollonia deri aq larg sa malet Keraune jetojnë Bylliones,Taulantii,Parthini dhe Brygi. 
Mita (Mida) është emër mbreti i Brigjeve (Phrygians , Briges) që i dha lavdi këtij populli me mbretërinë e tyre në Azinë e Vogël në vitet 700 BC. Këta refugjatë Briges prej veri-perëndimit të kësaj zone të Edesës dhe malit Bermion të këtij vëndbanimi të Brigjëve duhet të kenë qënë paraardhësit e atyre Brygoi që i dhanë emrin stacionit Brucida, midis Kastra (Parembole dhe Lykhnidos (Ohrit) në rrugën Egnatia, në basenin e Liqenit Prespa, në lindje të rrugës tranzitore për në Adriatik.

Herodoti nënvizon se …”Në qoftë se unë mund të përmbledh prej këtyre Pellzagëve që janë vendosur në Placia dhe Skylace në Hellespont (Dardanele) dhe ata që njëherë u përballën me Athinjotët e çfarëdo qyteti tjetër, të cilët kanë populluar të gjithë Azin e vogël.. Pellazgë të vërtetë kanë ndryshuar emrin e tyre; në qoftë se unë mund të lejohem të përmbledh prej kësaj, Pellazgët flisnin një gjuhë barbare” . Pa rënies së Hititëve përreth 1180 BC Azia e Vogël përjetoi ardhjen e fiseve të gjuhës Indo-Europiane kryesisht prej një aristokracie kalorsiake kështu i njohin Grekët sipas Homerit dhe të quajtur sipas Herodotit Brygoi, Phrygian që në gjuhën Shqipe u themi Brigjë.
Të gjithë aletatët e Dardanëve të Trojës në Luftën e Trojës janë folësa të gjuhës Pellazge , pra nuk janë Greqishtfolës, por Homeri i veçon ata prej gjuhës së tyre barbare .Po po të shohim gjeografikisht Illiricumin i bie që Dardanët dhe Brigjët kanë jetuar ngjitur me njëri-tjetrin, edhe tej e përkëtej Vardarit.
Homeri i përshkruan Brigjët si folësa të jashtëm, barbarofonë. 
Në luftën e Trojës Homeri i përshkruan Brigjët si aletatë të Dardanëve të Trojës.

Një fakt i pa diskutushëm, që vërtetojnë origjinën Pellazgo-ILire, janë perëndit e tyre.. Edhe Perendite e Brigjëve Phrygian flisnin vetem Shqip si psh; CYBELE nena perendive shqip (QYELLI BLUE).. Ajo quhej edhe (Berenzia), Ben-qiellin-Zi..Nje perendi tjeter ishte (NANA), qe nuk ka nevoj te perkthehet ne shqip, sepse akoma ne shqip quhet( Nena- Nana).. Nje tjeter perendi e Anatolis ishte ZABAZI, ne shqip ZA-Ban- kur nxihet qielli, pra ZA-BA-ZI.. NJe perendi tjeter qe njihej edhe si burri (CYBELES) dhe djali i Zanes NANA, ishte ATI, pra edhe sot ne shqip Babas i thojme (AT- ATI )....

bottom of page